
Marash Kumbulla është një nga legjionarët shqiptarë që do të ndryshojë skuadër në këtë merkato vere.
Mbrojtësi i Shqipërisë, nuk është në planet e Romës dhe po shikon për një destinacion të ri.
Sipas raportimeve të fundit, lojtari është kthyer në një objektiv të Empolit në Serie A. Toskanët janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë nisur bisedimet me Romën për Kumbullën.
Lojtari shqiptar pëlqehet shumë, ndërsa tek Empoli mund të krijonte dyshen me Ardjan Ismajlin.



