
Ditët e fundit kanë rezultuar shumë të rëndësishme për drejtuesit e Manchester United.
Sigurisht në zyrat e ‘’ Old Traffordit ‘’ po punohet me shumë përkushtim për të rikuperuar terrenin e humbur në sezonin vijues, i cili është afër fillimit.
Trainerit Ruben Amorim i është besuar stoli, i cili la gjurmë në të shkuarën tek Sporting Lisbona dhe i dërgoi ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ deri në finalen e Europa Leagues.
Luzitani do të ketë nën urdhërat e tij Benjamin Seskon dhe pa dyshim është detyruar ti hapë dyert e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ Rasmus Hojlundit, për të cilin tashmë hapesirat janë reduktuar.
Danezi gjithsesi mbetet një lojtar shumë cilësor dhe së fundmi në dyert e tij kanë trokitur drejtuesit e Milanit.
Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano po planifikohet huazimi i ishi-t të Atalantës dhe kostoja besohet se do ti arrijë 6 milionë eurot.
Një avantazh në këtë rast është se 22 vjeçari nga Copenhageni e njeh shumë mirë Milanin për arsye se u përball në disa raste në të shkuarën, ekip që synon titujt në futbollin italian por edhe më gjerë.
Në sezonin e dytë tek 20 herë kampionët e Premier Leagues sulmuesi gjeti në 10 raste rrugën e rrjetës si dhe kontriboi me 2 asiste në 52 sfida.



