
Elseid Hysaj nuk do të luajë me Shqipërinë, për dy ndeshjet e muajit qershor. Mbrojtësi shkodran ka shfaqur probleme në gju pas grumbullimit me Kombëtaren dhe për këtë arsye stafi mjekësor ka vendosur që lojtari të largohet, për të mos rrezikuar më shumë.
Hysaj humbet kështu dy ndeshjet miqësore, atë ndaj Uellsit më 5 qershor dhe me Republikën Çeke 3 ditë më vonë.
Te Shqipëria vazhdon stërvitja intensivisht për dy ndeshjet, ku Reja ndjek nga afër formën dhe gjendjen e lojtarëve të grumbulluar.



