Tedi Cara, ishte autori i golit të parë, për Partizanin në fitoren 2-1 ndaj Erzenit.
Pas ndeshjes, sulmuesi foli për MCN TV, ku pranoi se ekipi e nënvlerësoi Erzenin pas goli të parë dhe kartonit të kuq.
Jam i lumtur për golin, sepse ai gol kishte vlerë në fitoren e skuadrës. Në fund rëndësi ka fitorja.
Duhet të kishim shënuar golin e dytë më herët. Mënyra si zgjodhëm të luanim, duke qarkulluar, nuk ishte e duhura, duhet të sulmonim më shumë. Nuk duhet ta nënvlerësonim kundërshtarin, ky ishte gabimi ynë. Pak nënvlerësuam dhe në ndëshkoi Erzeni.
Pas ndeshjes me Tiranën nuk kisha më fuqi, dhashë gjithçka. Të gjithë lojtarët e ndjenin pak lodhjen pas derbit.



