
Dy vëllezërit shqiptarë, Stiven dhe Cristian Shpendi, kanë zhvilluar një sezon të shkëlqyer me skuadrën e të rinjve të Cesena në Itali.
Dy shqiptarët kanë qenë protagonistë absolutë këtë sezon, që kulmoi me ngjitjen e të rinjve të Cesena nga Serie B në Serie A.
Stiven Shpendi ishte autor i plot 21 golave në kampionat, ndërsa vëllai i tij Cristian Shpendi realizoi plot 15 herë, duke qenë dy lojtarët me meritën më të madhe në ngjitjen e Cesena.
Vlen të përmendet se të dy lojtarët janë aktivizuar disa herë edhe me ekipin e parë të bardhezinjve.



