Shkarkimi i De Boer, Holanda projekton në stol trajnerin 69-vjeçar

Shkarkimi i De Boer, Holanda projekton në stol trajnerin 69-vjeçar

Pas shkarkimit të Frank De Boer te Holanda po punojnë për të gjetur trajnerin e ri. Sipas raportimeve të fundit thuhet se drejtuesit e Federatës Holandeze janë në bisedime me ish-trajnerin e kësaj kombëtare, Luis Van Gaal. Ky i fundit i drejtoi “tulipanët” në dy periudha kohore, fillimisht nga 2000 deri në vitin 2002 dhe më pas nga 2012 deri në 2014.

Tashmë drejtuesit po mendojnë të rikthejnë trajnerin 69-vjeçar në stol me shpresën se do të vijnë edhe sukseset në këtë kombëtare.

Holanda tregoi paraqitje zhgënjyese në Europianin e këtij sezoni, teksa u eliminua që në fazën e 1/8-ve nga Çekia dhe kjo solli largimin e trajnerit De Boer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy