
Gjatë merkatos së dimrit pritet që Marc Guehi të jetë një ndër protagonistët referuar Premier Leagues.
Anglezi po shkëlqen me Crystal Palacen, i cili tashmë pretendohet nga Liverpooli.
‘’ Të Kuqtë ‘’, të lideruar nga presidenti Tom Werner do të japin maksmimumin për ta transferuar mbrojtësin në ‘’ Anfield Road ‘’, i cili për më tepër është kapiten tek londinezët.
25 vjeçari gjatë meraktos së verës ishte një hap larg largimit nga ‘’ Selhurst Park ‘’ por numri një i Crystal Palaces arriti të sigurojë qëndrimin e tij.
Mirëpo historia tashmë ka ndryshuar dhe nxënësi i Oliver Glasner mendon fillimin e një tjetër eksperiencë në karrierë.
Ishi i Chelseat spikat për shpejtësinë, të qënit tejet i fortë në duelet një kundra një dhe për një fizik për tu admiruar.
Sipas ‘ Sport ‘, Marc Guehi është i duhuri për Liverpoolin dhe ekspertët mendojnë se ka ardhur momenti për ta hedhur këtë hap.
Flitet për një ofertë prej 30 milionë eurosh për qendërmbrojtësin, e mjaftueshme për të filluar negociatat, i cili e dëshiron veshjen e bluzës se ish fituesve të Champions Leagues.
Do të jetë një periudhë deçizive për vijimësinë duke qenë se flitet për një klub me shumë histori, në Angli dhe Europë.



