Real Madrid, insiston për Yan Couton

Real Madrid, insiston për Yan Couton

Përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes do të jetë përsëri një prioritet për drejtuesit e Real Madridit gjatë verës.

Alternativave i është shtuar edhe Yan Couto, i cili e ka impresionuar Carlo Ancelottin në sezonin aktual me Gironan.

Braziliani ishte shumë afër Barcelonës verën e kaluar por futja në garë e ‘’ Galaktikëve ‘’ e bën natyrisht edhe më emocionuese.

Deri më tani ishi i Bragas konsiderohet ndër më të mirët e La Ligas, një privilegj për katalanasit, të cilët mund ta ndryshojnë historinë e këtij kampionati në fundin e tij.

Ndërkohë, për kryeqytetasit është i domosdoshëm transferimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i një lojtari që jep garanci në këtë pozicion dhe pikërisht 21 vjeçari i plotëson kërkesat e numrit një të stolit.

Në aspektin e performancave, si gjithmonë ‘’ Los Blancos ‘’ janë kandidatë për të fituar çdo trofe gjatë sezoneve dhe në aktualin triumfuan fillimisht në Superkupën e Spanjës, kryesojnë me meritë Primera Division dhe i pret Leipzigu në dy sfidat e 1/8-tave të Champions Leagues.

Kurse Yan Couto në sezonin aktual numëron 27 sfida dhe dy gola, një nxënës shembullor i teknikut Michel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy