Chelsea insiston për Sterling

Chelsea insiston për Sterling

Bisedimet ndërmjet drejtuesve të Chelseat dhe atyre të Manchester City-t për Raheem Sterling janë duke avancuar me sukses .

Xhamajkani nuk përfshihet më në planet e Guardiolas për të ardhmen dhe ‘’ Blutë e Londrës ‘’ do ta nisin etapën e re në historinë e tyre , me fokusin maksimal tek transferimet cilësore.  

Sipas  Fabrizio Romanos parashikohet një takim ndërmjet palëve në vijimësi për ta konkretizuar   pasi Thomas Tuchel e konsideron 27 vjeçarin një ndër prioritetet e merkatos së verës. 

Gjithçka sapo ka filluar për anglezët , të cilët sigurisht në sezonin vijues do të jenë një ndër kandidatët potencialë për të fituar trofe të rëndësishëm , rrugë e cila parashikohet se do të jetë më e lehtë me miliarderin Todd Boehly që ka premtuar se do të luftojë deri në fund për ta afruar Chelsean përsëri drejt sukseseve . 

Eksperienca e ekstremit do ta favorizonte ofensivën e kryeqytetasve dhe favori i tij në këtë rast është se i njeh me detaje gjigandët e Premier Leagues dhe më gjere sepse deri më tani karrierën e ka zhvilluar në këtë kampionat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy