Kiwior, opsion për prapavijën e Juventusit

Kiwior, opsion për prapavijën e Juventusit

Pas dështimit në lidhje me transferimin e Jean- Clair Todibos, drejtuesit e Juventusit po insistojnë për gjetjen e një mbrojtësi cilësor.

Tentativat vijojnë duke qenë se jemi afër fillimit të sezonit të ri i cili nis zyrtarisht të shtunën e 17 gushtit.

Traineri Thiago Motta po punon me shumë përkushtim, duke qenë se do të ketë një sfidë jo të lehtë përpara, me një skuadër ku presioni është shumë i madh.

Objektivi i rradhës është Jakub Kiwior, prej dy sezonesh pjesë e Arsenalit.

Polaku konsiderohet një element që mund ti bëjë punë skemave të ishi-t të Bolognas, falë të cilit italianët do të jenë pjesë e grupeve të Champions Leagues.

Drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’ kanë reaguar menjëherë dhe sipas gazetarit Daniele Longo pretendojnë të arkëtojnë 35 milionë euro për 24 vjeçarin.

Për ‘’ The Gunners ‘’ do të konsiderohej një goditje ndërsa ishi i Spezias mund të ketë mundësinë për të avancuar në rradhët e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, ekip që bëri ligjin në të kaluarën në Serinë A, me nëntë kampionate të fituara rradhazi.

Tashmë i takon drejtuesve të londinezëve të vendosin, nëse duan ta kenë Jakub Kiwiorin në dispozicion në të ardhmen ose t’ia japin shansin për të treguar veten tek një ndër klubet më të famshëm të Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy