UEFA ndan trofetë: Ronaldo, Donnarumma dhe Pedri- më të mirët e "Euro 2020"

UEFA ndan trofetë: Ronaldo, Donnarumma dhe Pedri- më të mirët e "Euro 2020"

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, përzgjidhet si “Këpuca e Artë” e “Euro2020”-s. Edhe pse ka luajtur vetëm katër ndeshje, me 5 golat e realizuar gjatë tyre, ai është përzgjedhur si golashënuesi më i mirë i këtij turneu.

Cristiano Ronaldo e nisi “aventurën” e tij në europian me dy gola në fitoren 3-0 kundër Hungarisë, një në humbjen 4-2 ndaj Gjermanisë, si dhe dy golat e realizuar nga pika e penalltisë në barazimin 2-2 me Francën.

Portieri i kombëtares së Italisë, Gianluigi Donnarumma, është shpallur “Lojtari më i mirë” i “Euro2020”-s. Gardiani i portës ‘azzurre’, në finale bëri paraqitje fantastike duke pritur edhe dy penallti, në përfundim të të cilave Italia fitoi 3-2 dhe meritoi titullin e kampiones së Europës.

21-vjeçari bëri një garë fantastike, duke qenë një nga fytyrat kryesore të këtij triumfi të Italisë për herë të dytë në histori të këtij vendi.

Lojtari i ri më i mirë i “Euro2020” u shpall Pedri i Spanjës, Pedro González López. 18-vjeçari i Barcelonës ishte një motor i palodhshëm, një nga lojtarët më të mirë të furive të kuq, një talent i pastër që magjepsi me perfomancën e tij. Pedri mori vlerësime me superlative, për lojën e tij spektakolare në humbjen në gjysmëfinale ndaj Italisë, ku nuk gaboi në 65 raste nga 66 pasimet që kreu gjatë 120 minutave të ndeshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy