Inter Miami , opsion për Messin

Inter Miami , opsion për Messin

  Pas rikuperimit të versionit më të mirë të lojës, Inter Miami tashmë ka filluar kontaktet e para për transferimin e Lionel Messit.

Argjentinasi e përfundon kontratën në ‘’ Parque de Prince ‘’ në 30 qershorin vijues dhe sipas gazetarit Jose Alvarez i cili përfaqëson të famshmen spanjolle ‘ Chiringuito de Jugones ‘, Inter Miami i lideruar nga legjenda angleze David Beckham mund të ketë privilegjin e përforcimit me ‘’ La Pulgan ‘’ në verën e 2023-shit.

Para shumë kohësh përflitej për një rikthim të 35 vjeçarit tek Newell’s Old Boys për të finalizuar karrierën por për momentin nuk konsiderohet një opsion për shtatë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’ dhe Inter Miami kërkon të shtojë cilësinë në metrat e fundit  me ishi-n e Barcelonës.

Etapa në kontinentin e vjetër parashikohet drejt përfundimit por Paris St Germain synon që të fitojë Champions Leaguen për të parën herë në histori dhe me Lionel Messin në skuadër , pa harruar Mbappen apo Neymar Juniorin ky objektiv mund të realizohet në sezonin aktual.

Për të arritur në një konkluzion duhet akoma kohë sepse momentalisht, asi nga Rosario është i fokusuar maksimalisht tek Botërori i Katarit dhe do të synojë fitimin e Kupës së tretë në historinë e ‘’ Albicelestëve ‘’ , trofeu i vetëm që i mungon vitrinës së mbushur me të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy