Atletico Madridi mendon shitjen e De Paul

Atletico Madridi mendon shitjen e De Paul

Së fundmi në adresë të Atletico Madridit kanë mbërritur disa oferta për Rodrigo de Paul.

Parashikohet se argjentinasi se është drejt fundit të eksperiencës me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe drejtuesit tashmë po e mendojnë shitjen e tij.

Mesfushori vijon të preferohet në Serinë A, kampionat në të cilin spikati në të kaluarën me Udinezen. Juventusi është interesuar për shërbimet e 29 vjeçarit por jo vetëm, pasi edhe disa ekipe në Arabinë Saudite i kanë trokitur në derë.

Mirëpo , transferimi në këtë kampionat momentalisht nuk është në planet e fituesit në fuqi të Botërorit të Katarit me kombëtaren ‘’ Albiceleste ‘’, i cili mendon se ka ende për të dhënë në futbollin më spektakolar në glob.

Gjithsesi, sezonit i mbetet ende shumë kohë për të përfunduar dhe e ardhmja do të varet nga performancat deri në fundin e tij.

Në aktualin , deri në këtë moment, Rodrigo De Paul numëron 10 sfida por hapi i drejtuesve konfirmon qartësisht se nuk e ka bindur aq sa duhet bashkombasin Diego Simeone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy