Balliu dëmtohet dhe humb dy ndeshjet e Shqipërisë, Sylvinho fton Naser Alijin

Balliu dëmtohet dhe humb dy ndeshjet e Shqipërisë, Sylvinho fton Naser Alijin

Mbrojtësi i djathtë, Ivan Balliu, nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë, ndaj Moldavisë dhe ndaj Ishujve Faroe.

FSHF bën të ditur se lojtari ka shfaqur probleme muskulore, pas përfundimit të sezonit me Rayo Vallecano.

Balliu nuk do të grumbullohet për dy ndeshjet e qershorit dhe ka nisur fazën e rikuperimit. Ndërkohë Sylvinho, ka vendosur të ftojë në Kombëtare mbrojtësin Naser Aliji, i cili është pjesë e Voluntari në Rumani.

Aliji ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e Shqipërisë, teksa numëron 12 ndeshje me fanellën kuqezi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy