Fiorentina, pretendon rikthimin e Federico Chiesas

Fiorentina, pretendon rikthimin e Federico Chiesas

 E shkuara e shkëlqyer e Federico Chiesas tek Fiorentina asnjëherë nuk është harruar nga drejtuesit e Fiorentinës.

Italiani ka lënë gjurmë tek ‘’ Vjollcët ‘’, i cili po has vështirësi gjatë eksperiencës tek Liverpooli.

Ky fakt reflektohet me vetëm tre sfida të zhvilluara gjatë tre muajve me ‘’ Të Kuqtë ‘’, një statistikë e pamenduar duke iu referuar cilësive të sulmuesit.

Kjo situatë konsiderohet mjaft kritike për 27 vjeçarin, për të cilin flitet se mund të rikthehet në Firence.

Pavarësisht kualitetit të padiskutueshëm, Federico Chiesa nuk ka mundur të adaptohet tek Liverpooli dhe dëshira për protagonizëm mund t’ia vërë shumë shpejt pikën etapës në ‘’ Anfield Road ‘’.

Nuk është vetëm Fiorentina sepse edhe disa ekipe të tjerë janë interesuar për shërbimet e Federico Chiesas por momentalisht nënkampionët në fuqi të Conference Leagues duken paksa më të avantazhuar.

Për ishi-n e Juventusit është një mundësi për tu rikthyer në lojtarin e dikurshëm, i sikletshëm për çdo rival.

Duke qenë se merkatoja e dimrit është shumë afër, sigurisht konsiderohet edhe një sinjal për nxënësin e Arne Slot, i cili duhet të analizojë me detaje hapin e rradhës në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy