
Dihet se Paulo Dybala po zhvillon sezonin e fundit me Romën.
Kontrata e argjentinasit merr fund në qershor dhe sigurisht referuar rëndësisë së tij, drejtuesit e ‘’ Verdhekuqve ‘’ kanë filluar ti lëvizin gurët për t’ia rinovuar atë.
Ishi i Juventusit me kalimin e kohës u shëndërrua në një referent në ofensivë, i cili po zhvillon sezonin e tretë me ish fituesit e Conference Leagues.
Në kohët e fundit Flamengo është interesuar për 31 vjeçarin dhe në mediat braziliane kanë nisur të qarkullojnë lajmet mbi një ofertë prej dy sezonesh me opsionin e rinovimit për një tjetër.
Ndërkohë kryeqytetasit medoemos pretendojnë qëndrimin e Paulo Dybalas në ‘’ Olimpico ‘’ dhe konkretisht flitet për një tejzgjatje deri në 2030-tën.
Mirëpo në këtë histori duhen patur parasysh disa faktorë, filluar nga ai sportiv, emocional dhe oferta e presidentit të Flamengos Rodolfo Landim.
Duhet kujtuar se në të shkuarën golashënuesi nga Kordoba pësoi një dëmtim i cili fatkeqësisht e la disa muaj jashtë fushave.
Referuar vijimësisë duhet të analizojë mirë hapin e rradhës, nëse do të qëndrojë në Serinë A apo do të vazhdojë karrierën në Brazil, tek një ndër klubet më cilësorë, edhe në Amerikën e Jugut.



