Alexander Isak , alternativë për Barcelonën

Alexander Isak , alternativë për Barcelonën

Duke ditur që fiksimi i Joan Laportas për Erling Haaland perceptohet si një çështje e ndërlikuar për shkak të pretendentëve potentë , drejtori sportiv Mateu Alemany nuk dëshiron të humbasë as edhe një sekond kohë dhe  sipas ‘ Sport ‘ është përqëndruar tek perla e Real Sociedadit Alexander Isak .

Suedezi është zgjedhja e dytë e Xavi Hernandez nëse drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ nuk do t’ia dalin për transferimin e norvegjezit në ‘’ Camp Nou ‘’.

Spanjollët janë koshientë se  ndoshta kjo histori mund të rezultojë pa sukses për aryse të kërkesave  të  palëve të përfshira dhe Barcelonës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të japë maksimumin për 22 vjeçarin i cili ka treguar tek ‘’ Los Txuriurdines ‘’ se është mjaftueshëm i përgatitur për kalimin tek një ekip i famshëm .

Për golashënuesin janë interesuar edhe Real Madridi dhe Arsenali, fakt që tregon se kuq e blutë nuk do ta kenë rrugën e shtruar por ja vlen të luftohet për nxënësin e Imanol Alguacil  i cili në këtë sezon ka arritur 8 gola  në 27 ndeshje dhe uria për sukses sa vjen edhe shtohet .

Faktikisht në plan të parë kjo lëvizje është më e lehtë për presidencën katalanase nëse i referohemi raportit çmim-cilësi dhe do ta ndihmonte shumë ofensivën e cila ka pësuar ndryshime tepër motivuese në merkaton e kaluar.

Sfida kryesore e Barcelonës është rikuperimi i identitetit fitues , objektiv që arrihet vetëm me lojtarë në të njëjtat parametra dhe deri më tani është dhënë maksimumi për arritjen në këtë stad .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy