
Tentativat e drejtuesve të Atletico Madridit në lidhje me përforcimet e merkatos së janarit vazhdojnë.
Diego Simeone tashmë po analizon me shumë kujdes pjesën më vendimtare të sezonit dhe natyrisht do të japë maksimumin gjatë kësaj periudhe.
Argjentinasi në orët e fundit ka deklaruar një tjetër emër për mesfushën dhe bëhet fjalë për Victor Froholdt të Portos.
Danezi po avancon ashtu siç duhet, edhe pse me 19 vite mbi supe.
Tek portugezët nuk është e lehtë pasi rivaliteti vijon të jetë si gjithmonë shumë i ashpër dhe nxënësi i Francesco Fariolit po performon në lartësinë e duhur.
Nordiku mbërriti në ‘’ Dragao ‘’ për shifrën e 20 milionë eurove dhe u adaptua menjëherë duke treguar profesionalizmin.
Interesi i ‘’ Los Rojiblancos ‘’ demostron edhe njëherë cilësitë e tij dhe priten negociata intensive ndërmjet drejtuesve respektivë në vijimësi.
Kapaciteti gjatë sfidave, mënyra se si e përdor topin dhe freskia fizike e shëndërrojnë ishi-n e Copenhagen në elementin e duhur për kryeqytetasit.
Për më tepër është grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i Danimarkës Brian Riemer dhe me këto fakte arrihet në konkluzionin se bëhet fjalë për një futbollist shumë të kompletuar.
Megjithatë, ashtu siç ndodh rëndomtë gjatë merkatove Atletico Madridit do ti duhet të masë forcat me disa ekipe nga Premier League, të cilët janë shquar gjithmonë për potencialin në aspektin ekonomik.
Karriera e Victor Froholdt po shkon ashtu siç duhet dhe jo më kot pretendohet nga një ndër ekipet më të sikletshëm jo vetëm të La Ligas por edhe Europës.



