Conference League, zbresin në fushë ditën e sotme 3 skuadra shqiptare

Conference League, zbresin në fushë ditën e sotme 3 skuadra shqiptare

Do të luhen ditën e sotme ndeshjet e turit të tretë në Conference League. Në fushë do të zbresin edhe 3 skuadra shqiptare.

Fillimisht Laçi, duke filluar nga ora 19:00, do të përballet me belgët e Anderlecht. Sfida do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe kurbinasit e drejtuar nga Shpëtim Duro do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, për të shpresuar më pas te kualifikimi në “play-off”.

Një orë më vonë, kampionët e Kosovës, Prishtina pret në stadiumin “Fadil Vokrri” norvegjezët e Bodo/Glimt. Pritet një sfidë e luftuar, ku të besuarit e Ramadanit futen vetëm me një qëllim në fushë, për të marrë fitoren.

Në 21:00, në fushë zbresin edhe kampionët e Shqipërisë. Teuta luan në transfertë ndaj irlandezëve të Shamrock Rovers. Durrsakët kanë mundësi të mirë për të kaluar më tej dhe do të tentojnë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy