
E ardhmja e Ter Stegen tek Barcelona është vënë seriozisht në dyshim në kohët e fundit.
Zgjatja e kontratës së Wojciech Szczesny-t dhe mbërritja e Joan Garcias në ‘’ Camp Nou ‘’ e kanë lënë pothuajse në prapavijë gjermanin.
Mirëpo, gjithmonë shfaqet një dritë në fund të tunelit dhe për ishi-n e Borussia Monchengladbahut është interesuar Manchester City.
‘’ Qytetarët ‘’ konsiderohen një ndër ekipet më të suksesshëm dhe njëkohësisht më të pasur të botës, të cilët do të luftojnë deri në fund për ta transferuar gardianin në ‘’ Etihad ‘’.
Rendimenti i 33 vjeçarit në vitet e fundit i ka dhënë një siguri ‘’ Los Cules ‘’ poshtë tre shtyllave por pretendimi i Pep Guardiolas evidenton një sukses më vete.
Kapaciteti i Ter Stegen nuk mund të vihet në diskutim, i cili di të luajë shumë mirë edhe më këmbë, një aspekt i cili pëlqehet nga traineri spanjoll.
Humbja e protagonizmit mund ti vërë pikën eksperiencës me katalanasit, për të filluar ndoshta një tjetër, në një ndër ligat më të rëndësishme jo vetëm në Europë por edhe në mbarë globin siç është Premier League.
Duhet kujtuar se Ter Stegen numëron 11 sezone me ‘’ Blaugranët ‘’, ekip i përmirësuar në çdo aspekt falë potencialit të Hansi Flick.



