
Korabi është rikthyer te fitorja në Kategorinë e Parë, teksa ditën e sotme ka mposhtur minimalisht Shkumbinin në shtëpi.
Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori Sokol Mziu në minutën e 82 të takimit. Vlen të përmendet se Shkumbini luajti me një lojtar më pak nga minuta e 62, kur Onuh u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë fitore Korabi blindon vendin e tretë pasi shkon në kuotën e 25 pikëve, 6 më shumë se Erzeni që renditet i dyti dhe 9 pikë më pak se Bylisi kryesues.



