Stoka: Është vendosur, titullin këtë sezon do ia japin Kukësit

Stoka: Është vendosur, titullin këtë sezon do ia japin Kukësit

Opinionisti i sportit, Dritan Stoka ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin “SportZone” në MCN TV, teksa tha se është vendosur që titullin kampion në Shqipëri për këtë sezon ta fitojë Kukësi.

Më tej ai foli edhe për titullin e dy sezoneve më parë, ku u shpreh se në rast se Partizani do të kishte mbajtur trajnerin Franco Lerda, kampionatin do e fitonin të kuqtë dhe jo Tirana.

Mua më erdhi keq që në javën e dytë, ekipi që doli më i dënuar nga arbitrat ishte Kastrioti. I mohuan një penallti. Nuk e di çfarë panë ata në VAR. Ajo e Ngo ishte një penallti sade, plus goli ishte i rregullt.

Sivjet e fiton Kukësi kampionatin. Është vendosur dhe do ia japin verilindorëve titullin! Është aq e lexueshme bota e sportit në Shqipëri sa nuk ua merr mendja.

Më vjen keq që Partizani nuk ka marrë rezultatet e duhura. Ilir Daja ka punuar fortë. Tani Partizani ka dy ekipe në dispozicion, janë dubluar pozicionet. Kualitetet aty janë, por mendoj se duhet pak kohë. Unë di që Daja i ka bërë një dush të ftohtë Junior, për penalltinë ndaj Teutës. Edhe Jorginho që e ka shpikur këtë penallti, i ka humbur 3 të fundit.

Unë e kam mik si Gegën, si Lerdën dhe Dajën. Nëse Partizani do e mbante Lerdën atë vit, do fitonin kampionatin, nuk do e merrte Tirana. Lerda do e fitonte kampionatin. Në Shqipëri kemi një problem, që nuk i japim mundësi lojtarëve të rinj. Partizani ka një lojtar të mirë, siç është Dragaj. Duhet t’i jepet mundësia.

Mesa kam parë, Teuta me 10 lojtarë ndaj Vllaznisë bëri lojë të mirë. Kemi 6 skuadra që do të luftojnë për titull. Te Tirana-Egnatia, ishte një arbitër që ishte tifoz i Tiranës dhe u habitëm si nuk e dha penalltinë.”

Më tej Stoka foli edhe për kampionatin italian, ku tha se Interi dhe Milani do të luftojnë deri në fund për të fituar kampionatin.

“Interi fitoi dje, por kampionati është i gjatë. Milani, Napoli, Fiorntina dhe Roma janë aty, edhe Juventusi gjithashtu. Milani edhe në Champions tregoi se është një fushë që ë do shumë dhe bën maksimumin. Unë mendoj se do jetë një kampionat i luftuar mes Milanit dhe Interit. Titulli do të mbetet në Milano. Te Juventusi përveç se janë të ngopur, mendoj se kanë probleme me Allegrin. Edhe të tjerë kanë probleme me Allegrin, por nuk e thonë. Trajneri ka krijuar një përçarje të skuadra bardhezi.

Edhe Milani e ka infermierinë plot, por është Milani ai. Sot Juventuisin e shpëton vetëm fitorja. Zidan është në ‘pole-position’ për të marrë drejtimin e Juves. Nuk e kuptoj situatën te Barcelonën. Trajnerit i hoqën Messin dhe Griezmann, si mund të kërkojnë llogari te Koeman?!”, përfundoi Stoka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy