William Saliba, rinovon me Arsenalin

William Saliba, rinovon me Arsenalin

Ditën e sotme drejtuesit e Arsenalit kanë hedhur një hap shpresëdhënës në lidhje me të ardhmen.

 ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë arritur t’ia rinovojnë kontratën William Salibas deri në 2030-tën në sajë të performancave pozitive në këtë fillim sezoni. 

Nëse rikthehemi prapa në kohë vlen për tu përmendur se mbrojtësi mbërriti në ‘’ Emirates ‘’ në 2019-tën dhe gjatë kësaj etape u huazua tek Niza dhe më pas Marseille. 

24 vjeçari e ka bindur trainerin Mikel Arteta, i cili beson plotësisht tek potenciali i tij dhe i është bashkuar edhe Gabriel Magalhaes, Ethan Nwaneri, Myles Lewis-Skelly, të cilët do të qëndrojnë edhe më gjatë në Londër. 

Mirëpo s’mbaron me kaq sepse po tentohet edhe rinovimi me Bukayo Saka, një lojtar që bën diferencën në mesfushë. 

Numri një i stolit së kryeqytetasve është shprehur entuziast në lidhje me arritjen e këtij objektivi dhe shpreson që ti shëndërrojë në ekipin e dikurshëm, fitues të titujve. 

Me këtë marrëveshje të arrirë sigurisht ishi i Saint- Etienne ia ka mbyllur derën pretendentëve, të cilët faktikisht gjatë asnjë merkatoje nuk kanë munguar. 

Sezoni aktual është i katërti tek 13 herë kampionët e Premier Leagues, me të cilët numëron dy Community Shield të fituar, respektivisht në 2020-tën dhe 2023-shin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy