
Andre Onana, ishte një nga lëvizjet më të bujshme në këtë merkato vere, teksa u larguar nga Interi dhe u transferua te Manchester United për afro 50 milionë euro.
Megjithatë, debutimi i portierit në “Old Trafford”, nuk ka shkuar shumë mirë. Në miqësoren ndaj Lens, Onana pësoi një gol nga mesfusha.
Në minutën e 23-të, ishte Sotoca, i cili me një gjuajtje nga mesi i fushës, e ndali topin në rrjetë, duke shtangur portierin kamerunas.
Megjithatë në pjesën e dytë United ia doli të përmbysë rezultatin, duke fituar 3-1.



