Liverpooli peshkon tek West Hami

Liverpooli peshkon tek West Hami

 Liverpooli vijon të jetë maksimalisht i fokusuar në fuqizimin e skuadrës dhe listës së gjatë i është bashkuar  sulmuesi Jarrod Bowen .

 Dëshira  për rikthimin në kohët e arta duhet domosdoshmërisht të shoqërohet me ndërhyrje cilësore në merkato për të përballuar rivalitetin që ashpërsohet çdo ditë .   Objektivi i ‘’ The Redsave ‘’ është transferimi i lojtarëve cilësorë por me një çmim të përballueshëm në ‘’ Anfield Road ‘’ për të ruajtur stabilitetin ekonomik .

Anglezi ka treguar shumë personalitet tek  West Hami dhe shquhet për faktin e të qënit një lojtar që mund të aktivizohet në shumë pozicione  dhe gjithashtu për agresivitetin dhe kapacitetin në finalizim . 

 Kontrata e  Jarrod Bowen me ‘’ The Hammers ‘’ mbetet skadon në  2025 – sën dhe vlera e kartonit nuk i kalon 30 milionë eurot . Duke ditur fuqinë e Liverpoolit në aspektin ekonomik arrihet lehtësisht në konkluzionin se mund të përballohet pa shumë probleme .  

Pavarësisht ngërçeve të hasura , situata aktuale mbi rinovimin e Mohamed Salah e detyron  Liverpoolin të kërkojë variante të përshtatshme për sulmin dhe  Jarrod Bowen mbetet një kandidat potencial për të përfaqësuar ngjyrat e Liverpoolit .  

Në 7 ndeshjet e para me londinezët 24 vjeçari ka impresionuar me nivelin e treguar pavarësisht se nuk ka gjetur akoma rrugën e rrjetës dhe Liverpooli po e shqyrton me vëmëndje situatën e ishi-t të Hull City-t tek kryeqytetasit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy