
400 nxënës nga e gjithë bota, lojtarë të shahut, përballen me njëri-tjetrin në “Kampionatin Botëror të Shkollave” që pozhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në Durrës. Kampionati ka startuar që prej datës 20 Prill dhe do të vijojë deri në 29 Prill. Në të marrin pjesë 6 kategori nxënësish nga nën 7 vjeç deri nën 17 vjeç.



