
Belgjika vazhdon të jetë pa trajner, pas largimit të Roberto Martinez. Ky i fundit u largua menjëherë pasi kombëtarja belge u eliminua në grupet e Botërorit të Katarit.
Emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Belgjikës, kanë qenë të shumtë, teksa së fundmi në skenë ka dalë edhe Andrea Pirlo.
Thuhet se tekniku italian, është në listën e drejtuesve për t’i besuar detyrën e trajnerit. Në ditët e ardhshme prite të ketë bisedime mes palëve dhe më pas do të merret një vendim.
Një kandidat tjetër është edhe Thierry Henry, i cili e njeh mjaft mirë kombëtaren, pasi ishte ndihmës i Martinezit.



