Barcelona përshpejton largimin e Piques

Barcelona përshpejton largimin e Piques

 Gabimet e Gerard Piques në ndeshjen kundër Interit, e vlefshme për Champions Leaguen nuk i kanë lënë asnjë mundësi spanjollit për të vijuar në ‘’ Camp Nou ‘’ .

Kështu e ka konfirmuar Xavi Hernandez dhe sipas të famshmes ‘ Sport ‘ ish mesfushori dhe shoku i tij tek ‘’ Los Cules ‘’ nuk e ka në plan 35 vjeçarin për të ardhmen .

Ndeshja me zikaltërit në shtëpi ishte shumë deçizive për kuq e blutë por ish kampioni i botës dhe Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’ gaboi rëndë , fakt i cili tek një ekip si Barcelona konsiderohet i pafalshëm .

Kontrata e ishi-t të Manchester United  përfundon në 2024-tën por parashikohet të lërë Katalunjën përpara këtij afati , ekzaktësisht në merkaton e ardhshme verore. 

Objektivi i drejtuesve me në krye presidentin Joan Laporta është reduktimi i pagave nga 656 në 50 milionë euro në lidhje me sezonin 2024-2025 , i cili arrihet me largimin e lojtarëve të padëshiruar nga Barcelona. 

Situata e spanjollëve është shumë e ndërlikuar në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube sepse si asnjëherë më parë rrezikojnë eleminimin nga faza e grupeve dhe natyrisht marrja e vendimeve korrekte do të evitonte disfatat e mëtejshme .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy