Starova: Hasani, më i miri i kampionatit. Laçi luajti futboll ndaj Tiranës, por pësojnë lehtë

Starova: Hasani, më i miri i kampionatit. Laçi luajti futboll ndaj Tiranës, por pësojnë lehtë

Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për fitoren e Tiranës ndaj Laçit me rezultatin 3-1.

Sipas Starovës, kurbinasit krijojnë lojë, por problemet i kanë te pësimi i golave. Ai foli me superlkativa për sulmuesin e Tiranës, Florent Hasani, duke thënë se është më i miri i kampionatit.

Loja më pëlqeu. Tirana kaloi në avantazh me lojtarin që udhëheq skuadrën, Hasanin. Është më i miri i kampionatit. Laçi kishte një rast të pastër për të barazuar. Po luanin mirë. Laçi ka pësuar 6 gola për dy javë. Kanë probleme në mbrojtje këtë sezon. Kjo e ka bërë të vuajë për objektivin Europë.

Në momentin e golit të dytë, u shtua edhe morali i Tiranës dhe shënuan edhe të tretin. Laçi luajti futboll, por pëson shumë lehtë. Krijon volum loje. Më pëlqeu Mazrekaj dhe deri diku Guindo, gati inekzistent ishte Shkurtaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy