Juventus preferon Icardin

Juventus preferon Icardin

 Dëshpërimi i Juventusit në lidhje me ofensivën duket se do të marrë zgjidhje shumë shpejt .  ‘’ Zonja e Vjetër ‘’  kërkon domosdoshmërisht të shkurtojë distancat me rivalët në çdo kompeticion dhe pas dështimit me Dusan Vlahovic i cili vendosi ti qëndrojë besnik Fiorentinës të paktën deri në fundin e sezonit ka zgjedhur Icardin . Massimiliano Allegri e njeh me detaje argjentinasin , emri i të cilit në kohët e fundit është lidhur ngushtë me rikthimin ne Scudetto.

Eksperienca tek Paris St Germain e ka mbushur kupën për ishi-n e Interit dhe Italia i krijon  një ndjesi të veçantë  golashënuesit .

Pas Sampdorias dhe zikaltërve , bardhezinjtë do të ishin eksperienca e tretë e 28 vjeçarit, nën urdhërat e një gjigandi të trainingut si Masssimiliano Allegri i cili ka besimin se do të hapë një faqe të re për torinezët duke filluar nga faza e dytë e sezonit .

Janari sigurisht konsiderohet tepër përcaktues për ecurinë e ish dominuesve absolutë të Italisë në çdo aspekt dhe eksperienca do ta ndihmojë këtë Juventus për të qenë i pandalshëm për rivalët e tij .  

Kjo alternativë ka marrë vlerësimin e 54 vjeçarit por skuadrës nga Piamonte i duhet të jetë shumë rezultative gjatë negociatave me Paris St Germain , për të cilët Mauro Icardi është pjesë e së kaluarës .  Kontrata e tij mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2023-shit dhe natyrisht që në ‘’ Parque de Prince ‘’ do të tentohet rikuperimi i investimit prej 50 milionë eurosh i bërë në verën e 2019- tës , faktor që mund ta ndërlikojë operacionin për Juventusin për objektivin kryesor të merkatos në lidhje me sulmin. 

Mauro Icardi e ka humbur totalisht protagonizmin nën urdhërat e bashkombasit Mauricio Pochettino sepse ka arritur vetëm 4 gola në 19 ndeshje të shoqëruara me një lojë e cila lë për të dëshiruar  , statistikë që tregon se largimi  nga kryeqytetasit është e vetmja rrugëdalje për sulmuesin nga Rosario .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy