I mjaftojnë 3 raunde, Ferit Keta shpallet kampion bote në kickbox (VIDEO)

I mjaftojnë 3 raunde, Ferit Keta shpallet kampion bote në kickbox (VIDEO)

Boksieri shqiptar Ferit Keta është shpallur kampion bote në dyluftimin e lirë në kategorinë IKFB, në kickbox. Në ndeshjen e zhvilluar në kalanë e Bashtovës në Rrogozhinë, e cila u kthye në ring mbrëmjen e djeshme, Keta ka arritur një sukses të madh.

Boksieri nga Bulqiza triumfoi, duke hedhur në tapet kundërshtarin holandez Guillermo Blokland. Pas dy raundeve të para shumë të mira, në raundin e tretë, shqiptari i dha goditjen fatale, me holandezin që ra në ring dhe u dorëzua.

Në fakt Keta e kishte rrëzuar disa herë Bloklandin, por goditja përfundimtare iu dha në raundin e tretë. Keta merr kështu medaljen e kampionit të botës, në disiplinën ku luftonte në kickbox.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy