Dy shqiptarë drejt Serie A, Lecce kërkon Ramadanin dhe Starkoshën

Dy shqiptarë drejt Serie A, Lecce kërkon Ramadanin dhe Starkoshën

Dy Serie A, pritet të transferohen edhe dy lojtarë të tjerë të Shqipërisë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, klubi i Lecces po mendon të transferojë dy shqiptarë. Bëhet fjalë për mesfushorin Ylber Ramadani dhe portierin Thomas Strakosha. Ky i fundit u transferua në Premier League te Brentford një vit më parë, por pa arritur të gjejë hapësira dhe tani dëshiron të rikthehet në Serie A. Zgjidhja më e mirë momentalisht është Lecce që është në kërkim të një portier dhe ka shfaqur interes për Starkoshën, i cili e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka luajtur për Lazion. Sa i përket Ramadanit, mesfushori është në kontratë me Aberdeen në Skoci, por kërkon të provojë veten në një kampionat elitar siç është Serie A. Për lojtarin ka interes serioz nga Lecce, me drejtuesit që shpresojnë të mbyllin një marrëveshje në ditët e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy