Triumfi në derbi, Shehi: Fitorja i dedikohet presidentit, e merituam

Triumfi në derbi, Shehi: Fitorja i dedikohet presidentit, e merituam

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, u shfaq shumë i lumtur, pas fitores në derbi ndaj Tiranës.

Shehi, deklaroi për MCN TV, se është një triumf shumë i rëndësishëm, ndërsa deklaroi se i dedikohet presidentit Gaz Demi, sepse babai i tij ndodhet në një gjendje të rëndë.

Patjetër që është një fitore e rëndësishme përballë një rivali historik. Më të rëndësishëm për mua janë ata që janë në stol se ata që e nisin nga fillimi. Taipi krijoi probleme në nxehmje edhe Cara kishte kontraktim. Por duke futur Hadrojn dhe duke kaluar Muratajn në pozicion natyral, na jep ekuilibër. Kemi marrë një fitore të merituar. Fitorja është për tifozët, por në veçanti për presidentin. Po kalon një rast kritik, sepse babai i tij është në gjendje të rëndë.

Ka qenë periudhë ku nuk kemi qenë të plotë. Me Dinamon ishim të plotë, edhe sot. Kur ke kontingjent të plotë nuk ke dyshime dhe merr atë ç’ka ti kërkon. Edhe në bazë të karakteristikave të lojtarëve pasi po fusim sulmues në krahun e djathtë. Djemtë po tregojnë karakter dhe uri për të fituar çdo ndeshje.

Maguette është lojtari ynë më i rëndësishëm. Kur ka lojtar që bën performancë të tillë, normal që ka oferta të rëndësishme. Klubi do të vlerësojë situatat dhe kushtet që do të ofrojnë për lojtarin dhe më pas do të vendosin. Ne nuk prishim çdo gjë për të transferuar lojtarin, mbetet për t’u parë por duhet parë. Në merkato mund të lëvizë Maguette, apo Cara, kushdo”.

Ne kërkojmë të përmirësohemi dhe të ngjitemi sa më shumë. Nëse ne marrim maksimumin nga vetja jonë, atëherë varet nga kundërshtari. Por ne duhet të bëjmë detyrën tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy