Belotti afër Romës

Belotti afër Romës

Andrea Belotti prej shumë merkatosh tashmë është një ndër emrat më të lakuar në Scudetto.

Italiani e përfundoi kontratën në 30 qershorin e kaluar me Torinon dhe është tentuar gjatë gjithë kësaj kohe, kryesisht nga Valencia dhe Roma. 

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , ‘’ Verdhekuqtë ‘’ e kanë arritur akordin me 28 vjeçarin, për të cilin thuhet se do të firmosë një kontratë tre vjeçare , me anë të cilës do të përfitojë rreth tre milionë euro në sezon.

Projekti ambicioz i kryeqytetasve vijon të bindë lojtarë shumë cilësorë , ndër të cilët është edhe Paulo Dybala i cili pas shumë sezonesh la Juventusin për tu transferuar në ‘’ Olimpico ‘’ .

Figura e Jose Mourinhos e bën çdo lojtar të entuziazmohet dhe faktikisht luzitani e tregoi me fitimin e Conference Leagues , trofe që bëri krenare tifozerinë e zjarrtë dhe çdo komponent të klubit.

Fituesi në fuqi i Europianit me ‘’ Azurrët ‘’ e humbi një pjesë të sezonit të kaluar për arsye dëmtimi por  Roma duket e bindur për transferimin e tij dhe tashmë i takon Andrea Belottit ti përgjigjet interesit të ‘’ The Special One ‘’.

Sigurisht duke qenë se është një teknik që është shquar gjithmonë një ndër më të sukseshmit në këtë fushë s’do të ndalet deri në fitimin e Serisë A dhe të krijojë kështu një afrimitet me trofetë sepse drejton lojtarë shumë kompetitivë të cilët shpërblyen sakrificat e drejtuesve ndër vite.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy