Basketbolli në Shqipëri, Ponari: Kemi talente, por tërhiqen pas moshës 20-vjeçare

Basketbolli në Shqipëri, Ponari: Kemi talente, por tërhiqen pas moshës 20-vjeçare

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ka folur për emisionin “SportZone” në MCN TV, ku ka komentuar situatën e basketbollit në Shqipëri. Ai tha se Shqipëria ka shumë talente në basketboll, por që tërhiqen pas moshës 20-vjeçare, pasi nuk shikojnë të ardhme në këtë sport.

Ponari theksoi se qeveria shqiptare duhet të miratojë ligjin për sponsorizimet dhe të ketë një buxhet më të madh, teksa bëri edhe një krahasim me Kosovën, ku buxheti për sportin është 10 milionë euro, ndërsa në Shqipëri 1 milion euro.

“I bie detyrë qeverisë shqiptare, ta vlerësojnë dhe ta konsiderojnë Ligën Unike si një federatë më vete dhe ta mbështesin, ose të bëjnë ligjin për sponsorizimet.

Buxheti për sportin në Kosovë është 10 milionë euro, ndërsa në Shqipëri 1 milion euro. I kushtojnë më shumë rëndësi sportit në Kosovë.

Kampionati vendas është i një rëndësie të veçantë. Niveli është rritur dhe po rritet. Ne krijojmë lojtarë, por kur shkojnë 20 vjeç ata tërhiqen, sepse nuk shikojnë të ardhme dhe të ardhura në basketboll. Një ekip në Kosovë në administratën e tij ka 20 persona, ndërsa një ekip nëShqipëri ka vetëm trajnerin dhe ndihmësin.

Shqipëria ka talente plot, por në moshën 20-vjeçare vendosin të largohen. Vajzat ne i kemi në nivele të ulëta, pasi ato nuk shikojnë asnjë lloj prespektive pas moshës 18 vjeç.

Ekonomia e lirë dhe e drejta le të jetë në dorën e çdo ekipi. Kush të mundet le të mbijetojë.

KOKSH? Nëse ato do të mbajnë premtimet për FSHB, mund të kemi shpresë, nëse nuk i mbajnë premtimet, atëherë do të them se janë si ata të parët.”, u shpreh Ponari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy