
Problemet në mesfushën e Manchester United e kanë shtyrë trainerin Ralf Ragnick ti bëjë shpejtë detyrat për të mos humbur asnjë minutë në lidhje me progresin e ‘’ The Red Devilsave ‘’.
63 vjeçari po analizon shumë alternativa për të hapur një tjetër faqe për gjigandët e Premier Leagues dhe është ndalur tek Aston Villa, skuadër në të cilën pëlqen mesfushorin John McGinn . Sezonet e fundit me londinezët kanë rezultuar të shkëlqyera për skocezin i cili për më tepër konsiderohet ndër pikat më të forta të trainerit Steven Gerrard .
Interesi i Manchester United për skocezin e ka fillesën para disa sezonesh dhe sipas tabloidit ‘’ The Sun ‘’ ka ardhur momenti për ta transferuar në ‘’ Old Trafford ‘’.
Me një Paul Pogba , e ardhmja e të cilit është më shumë jashtë sesa brenda ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’, Ralf Ragnick ka marrë përgjegjësinë e ndryshimit të situatës së ndërlikuar të skuadrës së tij dhe ta afrojë me një ndër peshat më të rënda të futbollit 27 vjeçarin .
Me ecurinë e deritanishme arrihet lehtësisht në konkluzionin se Manchester United i duhet një element bindës në mesfushë sepse francezi me shumë gjasa do të largohet në 30 qershorin e 2022-shit , atëherë kur finalizon kontratën me britanikët .
Nga ana tjetër për John Mc Ginn mund të flitet vetëm me superlativa sepse shquhet si një lojtar tejet i kompromentuar me ‘’ Los Villanos “ dhe ky element i ndez shpresat për mbarëvajtjen e mesfushës në një të ardhme të afërt .
Progresi i bërë natyrisht që ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës së kartonit e cila i kalon 30 milionë eurot dhe për Manchester United do të jetë një sfidë më vete për të përfituar shërbimet e ishi-t të Hibernain në Skoc



