
U luajtën ditën e sotme ndeshjet e fundit, të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.
Padyshim vëmendja më e madhe ka qenë në grupin E, aty ku Barcelona është mposhtur nga Bayern Munich 3-0 duke u eliminuar kështu nga Champions League. Kjo tregon mësëmiri momentin e vështirë që po kalojnë katalanasit.
Skuadra e Xavit e mbylli grupin në vendin e tretë me 7 pikë dhe do të vazhdojë aventurën në Europa League, ndërsa në vendin e dytë u rendit Benfica me 8 pikë, pas triumfit 2-0 ndaj Dynamo Kyiv.
Në grupin F, Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Young Boys. “Djajtë” kualifikohen si të parët e grupit me 11 pikë. Ndeshja mes Atalantës dhe Villarreal u shty për nesër, për shkak të kushteve atmosferike.
Në grupin G, janë kualifikuar më tej, Lille që mposhti 1-3 Wolfsburgun dhe Salzburg që mposhti minimalisht Sevillan, me këta të fundit që do të vazhdojnë në Europa League.



