Konkurrenca te PSG, portieri mendon largimin

Konkurrenca te PSG, portieri mendon largimin

Gianluigi Donnarumma ndryshoi skuadër në verë, duke u larguar nga Milani, për të kaluar te francezët e PSG. Megjithatë aventura te skuadra parisiene nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për shkak të konkurrencës me Keylor Navas, i cili është preferuar titullar në shumicën e ndeshjeve. 

Portieri italian është aktivizuar titullar në Champions dhe kjo duket se nuk ka lënë një shije të mirë te Navas. 

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se portieri nga Kosta Rika po mendon largimin në fund të sezonit. Me të njëjtën situatë, Navas u përball edhe te Real Madrid, kur spanjollët afruan Courtois dhe më pas vendosi të largohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy