
Atletja Luiza Gega i ka sjell një tjetër medalje ari Shqipërisë, kësaj radhe në kampionatin Ballkanik që zhvillohet në Rumani, duke dalë e para.
Gega është shpallur kampione Ballkani në garën e 3000 metrave me pengesa.
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bën të ditur se sportistja Gega dominoi garën 3000m/p, duke realizuar kohën 9.17.21 dhe treguar edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalon në këto momente.
Balkan champion = happy girl. Kampione Ballkani, rekord kampionati ne garën 3000 m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë (ever). Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës. Faleminderit të gjithëve që vazhdojnë dhe mbështesin rrugëtimin tim!”, shprehet sportisja Gega në një postim në rrjetet sociale.



