Shkrirja e Super Ligës/ Duka: Klubet angleze u rikthyen në arsye

Shkrirja e Super Ligës/ Duka: Klubet angleze u rikthyen në arsye

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka reagoi pas shkrirjes së Super Ligës, akoma pa filluar. Duka përshëndeti vendimin dhe tha se krijimi i Super Ligës ishte i paarsyeshëm.

Tërheqja e tyre për që ky projekt të dështoi pa lindur ende, ndërsa Duka shprehet se ky vendim i skuadrave angleze solli sërish bashkimin dhe unitetin e futbollit duke mbrojtur vlerat e vërteta të saj.

“Super” Game over!!! Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane për krijimin e të ashtuquajturës Super Lige dështoi. Përshëndes fort rikthimin në sensin e arsyes të klubeve angleze të cilat morën vendimin për tu tërhequr nga kjo aventurë dhe për tu ribashkuar me familjen  tonë, UEFA-n, një reflektim i menjëhershem për të mos vijuar me rrugëtimin pa krye. Falënderime për të gjithë komunitetin e futbollit, i cili u bashkua në unitet e solidaritet unik për të mbrojtur vlerat e vërteta të trashëgimise sonë më të çmuar, futbollit, lojës më të bukur në botë. Falënderime të veçanta e mirënjohje për Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombëtare, qeveritë e vendeve përkatese, Ligat Profesioniste, lojtarët, median dhe veçanërisht tifozët pasionantë anembanë botës për një mbështetje të pakrahasueshme dhe për shpirtin e solidaritetit të treguar. Jam i bindur se, si në çdo moment të vështirë që kemi hasur, edhe nga kjo sfidë futbolli doli edhe më i forte. Së bashku jemi më të fortë!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy