Real Madridi, synon rikthimin e Achraf Hakimit

Real Madridi, synon rikthimin e Achraf Hakimit

Prej shumë kohësh tek Real Madridi ka nisur të punohet intensivisht në lidhje me merkaton e verës.

Prapavija mendohet se do të marrë vëmëndjen më të madhe, repart i cili ka patur ulje-ngritje në të kaluarën, pavarësisht se ‘’ Galaktikët ‘’ në sezonin e fundit bënë ligjin, në Spanjë dhe Champions League.

Dihet se Dani Carvajalit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur, i cili ka lënë gjurmë tek kryeqytetasit, një referent edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.

Për këtë arsye spanjollët e kanë përqëndruar vëmëndjen tek një ish i tyre. Flitet për Achraf Hakimi, një alternativë cilësore për klubin më të mirë në botë momentalisht.

 

Drupal Ad

 

 

 

Në të kaluarën largimi i marokenit nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ u konsiderua si një gabim nga ana e drejtuesve të ‘’ Los Blancos ‘’, të cilët janë të gatshëm ta korrigjojnë gjatë kësaj periudhe.

Nëse do të jetë kështu, 25 vjeçari do të ribashkohet me Kylian Mbappen, një dëshirë e hershme e presidentit Florentino Perez, i cili nuk është dorëzuar asnjëherë gjatë merkatove.

Historia e Real Madridit imponon kalimin e lojtarëve më të mirë në botë, të cilët realisht ëndërrojnë ta veshin qoftë edhe njëherë në karrierë bluzën e kësaj skuadre.

Edhe tek Paris St Germain Achraf Hakimi e ka treguar se është një lojtar shumë dinamik, i guximshëm drejt portave kundërshtare dhe sigurisht i kujdesshëm në prapavijë.

Eshtë e rëndësishme për tu përmendur se të jesh pjesë e një ekipi si Real Madridi pavarësisht privilegjit krijon një presion të madh për faktin se pretendon protagonizmin në çdo kompeticion dhe koha e ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy