
Pavarësisht se vijon të jetë një ndër klubet më të suksesshëm në të gjithë kompeticionet, tek Paris St Germain besohet se do të bëhet një merkato cilësore.
Drejtori sportiv Luis Campos i ka përveshur seriozisht mëngët peë të gjetur elementët e duhur, të cilët do të kontribojnë në arritjen e objektivave për më tej.
Traineri Luis Enrique e ka përqëndruar vëmëndjen tek Mario Gila, një lojtar me shumë peshë tek Lazio.
Bashkombasi ka patur një progres evident tek kryeqytetasit, fakt i cili nuk i ka shpëtuar syve të mprehtë të ishi-t të Barcelonës, një trainer shumë i vlerësuar në Europë.
‘’ Lucho ‘’ pretendon të rinovojë fazën defensive për ti bërë ‘’ Les Pariziens ‘’ edhe më kompetitivë duke qenë se prioriteti absolut është shtimi i trofeve në vitrinë.
Sakrificat dhe mbështetja e Nasser Al Khelaifit janë të padisktueshme, falë të cilit fituesit në fuqi të Champions Leagues kanë arritur çdo objektiv ndër vite.
Referuar 25 vjeçarit duhet thënë se aktivizohet prej katër sezonesh me Lazion, produkt i akademisë së Real Madridit.
Paraprakisht presidenti i lacialëve Claudio Lotito ka përcaktuar rreth 30 milionë euro për mbrojtësin, shifër aspak problematike për xhepat e sheikut nga Katari.
Adaptimi në disa pozicione i Mario Giles i ka dhënë edhe më avantazhe gjatë eksperiencës me Lazion dhe tashmë rezultatet janë mëse të dukshme.
Duhet shtuar se edhe drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ po e monitorojnë me kujdes, edhe pse prioritet për ta nuk është rikthimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Potenciali i numrit një të Paris St Germain është shumë i madh dhe pritet një ofensivë serioze gjatë janarit, duke qenë se do të ketë edhe shansin të performojë në Uefa Champions League.
Referuar sezonit aktual katalanasi numëron 5 sfida me bardhekaltërit dhe në secilën prej tyre ka ofruar siguri në prapavijë.



