Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”/ Ministrja Kushi i dorëzon ekipit pjesëmarrës flamurin shqiptar

Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”/ Ministrja Kushi i dorëzon ekipit pjesëmarrës flamurin shqiptar

Sot u zhvillua ceremonia e dorëzimit të flamurit kombëtar ekipit që merr pjesë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” i cili mbahen në Algjeri në datat 25 qershor-5 korrik.

 Në këtë ceremoni merrnin pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, Presidenti i KOKSH Fidel Ylli, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, përfaqësues diplomatikë të Ambasadës Algjeriane, sportistë, trajnerë të ekipit olimpik, përfaqësues të KOKSH dhe federatave sportive, familjarë të sportistëve dhe përfaqësues biznesi.

 Në fjalën e saj Ministrja Kushi, e cila u dorëzoi flamurin kombëtar dy sportistëve flamurmbajtës, theksoi se Shqipëria tashmë është ngritur në një nivel të ri në sport, me më shumë suksese, më shumë medalje, më shumë respekt e dinjitet.

 Qeveria Shqiptare ka treguar mbështetje gjatë këtyre viteve ndaj sportistëve në përgjithësi, dhe sportistëve elitarë në veçanti, që na përfaqësojnë denjësisht në arenën ndërkombëtare.

 Znj Kushi theksoi se e bëjnë krenare ndryshimet e fundit në VKM-në “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë, dhe trajnerëve të tyre”, ku është parashikuar shpërblimi i sportistëve të sporteve individuale, të kategorive “të rritur” dhe “të rinj”, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare.

 Më tej ajo shtoi se Kupa e Botës, Finalja e Conference League, Kompionati Evropian i Peshëngritjes, të gjitha do të pasohen edhe nga shumë të tjera. Këto ngjarje kontribuojnë në promovimin e Shqipërisë, në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare.

 Dy aktivitetet e mëdha dhe të rëndësishme njëra “Kupa e Conference League” dhe “Kampionati i 100-të Evropian i Peshëngritjes” dëshmuan që investimet në infrastrukturë janë një potencial i shkëlqyer për të mirëpritur aktivitete prestigjioze ndërkombëtare, të cilat padyshim përkthehen edhe në benefite ekonomike për vendin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy