
Në kohët e fundit e ardhmja e Sergio Ramosit ka rezultuar një ndër temat më pikante të merkatos.
Ishi i Real Madridit momentalisht është pa ekip, një referent prej shumë vitesh tek kjo skuadër, me të cilën fitoi gjithçka, pa harruar edhe kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’.
Tanimë me 38 vite mbi supe kuptohet qartazi se andaluzi është në metrat e fundit të karrierës, e cila për hir të së vërtetës ka rezultuar impresionuese.

Sipas ‘ TyCSports ‘, drejtuesit e Boca Juniorsit kanë kontaktuar me veteranin për një transferim të mundshëm në ‘’ La Bombonera ‘’ , ofertë të cilën e ka refuzuar.
Si duket qendërmbrojtësi po analizon të tjera oferta, një lojtar i cili gjatë kësaj kohe është përgatitur maksimalisht për sfidën e rradhës në karrierë.
Mbetet për tu parë nëse Sergio Ramos do të preferojë përsëri Europën, Major League Soccerin apo Azinë për të vijuar këtë profesion, i cili e ka shëndërruar në një ndër më të spikaturit në rolin ku aktivizohet.



