Mehmeti: Tirana me meritë në krye, por Partizani luan për fitore në derbi

Mehmeti: Tirana me meritë në krye, por Partizani luan për fitore në derbi

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka dalë para mediave ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij luan ditën e nesërme ndaj Tiranës në derbi. Mehmeti vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se janë me meritë në krye të renditjes, por më tej deklaroi se derbi është derbi dhe Partizani do të kërkojë fitoren.

Sipas tij, një fitore në derbi mund t’i japë vazhdimësinë skuadrës dhe për këtë arsye do të kërkohen 3 pikët.

“Është një ndjesi pozitive kur prezanton një skuadër si Partizani në derbi. Mendoj se kemi shumë elementë që kanë luajtur dhe kanë fituar në derbi. Kam punuar më shumë me lojtarët që nuk kanë luajtur një derbi dhe kam punuar që skuadra të jetë në ekuilibër. Derbi është i paparashikueshëm e shpresoj që të kemi ritmin e duhur. Do të më pëlqente që të kishim më shumë kohë pasi dy ditë nuk është shumë kohë për të përgatitur një ndeshje të tillë.

Të jem i sinqertë, lojtarët harrojnë shpejt. Mendoj se kemi një bonus emocional pas fitores ndaj Kukësit, por duhet të jemi në ekuilibër e mos të menaxhohemi nga euforia, por nga logjika.

Një derbi, mbetet një derbi dhe ka ndjesi të veçantë. Nuk ka ndryshim kur je për titull apo jo, derbi ka treguar që edhe kur skuadrat kanë pasur diferenca, derbi ka prodhuar situata të ndryshme.

Mendoj se jo vetëm sulmin më të mirë, por Tirana ka skuadër të ekuilibruar dhe një mesfushë shumë të mirë. Nëse një skuadër nuk ka një mesfushë të mirë edhe sulmuesit kanë vështirësi përpara. Edhe ne kemi elementë cilësorë dhe do mundohemi t’i godasim në hapësirat që ata do të kenë.

Tirana është me meritë aty ku është, kanë manovrat e tyre në sulm, por ne do të mundohemi t’i përgjigjemi. Kur del fitimtar në derbi, ke një bonus të madh psikologjik. Ka raste kur fiton në derbi, skuadra fituese ka pasur vazhdimësi.

Nuk duhet të ndryshojmë asgjë pasi është ndeshja e radhës, edhe pse është derbi. Do kemi lëvizje të vogla, por jemi Partizani dhe do të kërkojmë identitetin tonë ndaj çdo kundërshtari. Është pozitive që edhe humbasim raste, jam i kënaqur që skuadra është në ekuilibër. Mendoj se ne duhet ta kërkojmë te vetja dhe pastaj të shohim çfarë na lë kundërshtari.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy