Sfida me Teutën, Gvozdenovic: Ndeshje e vështirë, por duam fitoren

Sfida me Teutën, Gvozdenovic: Ndeshje e vështirë, por duam fitoren

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, foli për mediat, në prag të sfidës me Teutës, që korçarët do të luajnë këtë të shtunë.

Tekniku bardhekuq deklaroi se do të jetë një ndeshje e vështirë, ndërsa zbuloi edhe mungesat.

Sipas Gvozdenovic, Skënderbeu do të luajë vetëm për fitore dhe të tregojë lojë të mirë, siç bënë ndaj Tiranës.

Me Teutën është një ndeshje e vështirë. Kemi nevojë për pikët. Mendojmë vetëm për fitore dhe pikët. Të gjithë mendojmë se do të bëjmë një ndeshje të mirë. Uche dhe Shaqe do të mungojnë. Liço ishte me temperaturë dhe është në dyshim. Kemi disa opsione për formacionin. Do vendosim sot pas stërvitjes.

Nikajt i kam kërkuar të mos nxitohet, sepse e kishte një rast me Tiranën që do na dërgonte në 2-0. Nikaj, Rashica dhe Pecani, do të jenë te Shpresat, kjo tregon se janë lojtarë shumë të mirë. Superiorja është shumë e vështirë. Të gjithë kemi nevojë për pikët. Të mos vazhdojmë përsëri me oshilacionet.

Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari. Presioni është prezent, nga java e parë. Mendojmë vetëm të bëjmë maksimumin në fushë dhe një lojë të bukur si ndaj Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy