
Shumë sezone tek Crystal Palace, ekzaktësisht nëntë, kanë rezultuar deçizivë për të ardhmen e Wilfried Zaha.
29 vjeçari nga Bregu i Fildishtë tashme konsiderohet një emblemë tek anglezët dhe sipas ‘ The Sun ‘, në merkaton vijuese dy pretendentë të fuqishëm, sidomos në Premier League do të zhvillojnë një supersfidë londineze.
Arsenali dhe Chelsea do të masin edhe një herë forcat, për një lojtar që me meritë ka arritur në këtë stad dhe kjo periudhë do të jetë një shans që s’duhet humbur për të ngjitur shkallët në karrierë.
Sulmuesi shquhet për adaptimin në disa pozicione në metrat e fundit dhe gjithashtu për potencialin nga i cili karakterizohet në aspektin fizik, pa harruar edhe efektivitetin në driblime , komponentë të cilët e klasifikojnë si një kandidat potencial për të veshur bluzën e ‘’ Topchinjve ‘’ ose ‘’ Bluve të Londrës ‘’.
Si Graham Potter ashtu edhe Mikel Arteta prej kohësh po kërkojnë një sulmues me këto karakteristika i cili mund të bëjë diferencën dhe nëse e vlerësojmë historinë në këtë prizëm, Wilfried Zaha është i duhuri.
Për më tepër afrikani i njeh me detaje këto dy ekipe për arsye se është përballur shumë herë , fakt që do ta avantazhonte për ta rritur kualitetin në vazhdimësi.
Mbetet një sfidë e hapur dhe njëkohësisht një vlerësim për Wilfried Zaha , lojtar që do të ketë shansin për të provuar veten në një nivel ndryshe .



