
Sezonit të shkëlqyer të Manchester City-t i mbetet edhe finalja e mbrëmjes së sotme e vlefshme për Uefa Champions Leaguen kundër Chelseat që do të përcaktojë shumë gjëra brenda kampit të ‘’ The Citiziens ‘’. Bardhekaltërit po vlerësojnë maksimalisht të ardhmen e disa peshave të rënda që kanë ndikuar mjaftueshëm në arritjen e suksesit . Këtë rradhë është Fernandinho për të cilin po mendohet rinovimi i kontratës edhe për 1 sezon . Paraqitjet e shkëlqyera nga kapiteni brazilian kanë bindur drejtuesit dhe Pep Guardiolan se eksperienca e madhe do ta ndihmojë Manchester City-n për të bërë mirë edhe në sezonin vijues. Kalimi në finalen e Oportos është një emocion i veçantë për anglezët sepse është e para në historinë e tyre dhe Pep Guardiola e ka eksperiencën e nevojshme sepse e kaluara e favorizon ndjeshëm .
Qëndrimi në ‘’ Etihad Stadium ‘’ i mesfushorit të lindur në Londrina do të pezullonte vazhdimin e luftës për dy lojtarë të preferuar të trainerit nga Sanpedor siç janë Sander Berge dhe Bennacer . Por diçka e tillë nuk ndodh në aspektin e sulmit sepse Manchester City do të ketë shumë punë përpara me objektivin e bindjes së Jack Grealish për të cilin kanë përgatitur 100 milionë euro dhe gjithashtu bomberin e aktualitetit Harry Kane i cili kërkon me çdo kusht largimin nga Tottenham Hotspuri për t’iu bashkuar një skuadre me emër .
Kontributi i dhënë ndër vite nga Fernandinho e bën të domosdoshëm aksionin e drejtuesve për të siguruar qëndrimin e brazilianit i cili gëzon mbështetjen absolute të Pep Guardiolas , çështje e cila parashikohet se do të finalizohet gjatë javëve të ardhshme . Në ndeshjen kundër ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Manchester City-t do të kërkojë ta shkruajë emrin në librin e artë të fituesve të këtij kompeticioni por duhet të tregohet shumë i kujdesshëm sepse ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë një kockë e fortë , sidomos në ndeshje të këtij niveli .
Deri më tani ishi i Atletico Parananenses dhe Shakhtar Donetsk numëron 35 ndeshje dhe 1 gol , dhe e 36 -ta për të do të jetë shumë speciale sepse është finalja e parë në këto përmasa .



