
Koha ka kaluar shumë shpejt dhe Spanja do të ketë dy prova të vështira në grupin A , të vlefshme për Europianin e ardhshëm.
Traineri Luis de la Fuente tashmë e ka bërë përzgjedhjen prej 25 lojtarësh për të sfiduar Skocinë dhe Norvegjinë, në 12 dhe 15 tetor Në ‘’ La Cartuja ‘’ të Sevillas ‘’ La Furia Roja ‘’ do të tentojë ti marrë ‘’ hakun ‘’ për humbjen në ndeshjen e parë të fushatës eleminatore në Skoci me rezultatin 2-0, ndërsa në Oslo do të mundohet ti marrë fitoren e dytë nordikëve .
Megjithatë , ish kampionët e Europës dhe botës ditën ta menaxhojnë shumë mirë situatën dhe më pas bënë detyrën duke shpartalluar Gjerogjinë me shifrat 1-7 dhe gjithashtu Qipron 6-0.
Këto dy fitore ja kanë ngritur moralin dhe tanimë po zhvillojnë përgatitjet e fundit në qendrën sportive Las Rozas.
24 lojtarët që do të përfaqësojnë Spanjën në këto dy sfida shumë të rëndësishme janë :
Portierë : Unai Simon, Kepa Arrizabalaga, David Raya
Mbrojtës: Dani Carvajal, Jesus Navas, Laporte, Le Normand, Pau Torres, David Garcia, Balde , Fran Garcia
Mesfushorë: Rodri, Zubimendi, Mikel Merino, Gavi, Fabian Ruiz, Sancet
Sulmues: Morata , Joselu, Lamine Yamal, Ferran Torres, Yeremy Pino, Nico Williams, Oyarzabal.



