Sfidon të kaluarën, Shevchenko: Do bëj maksimumin për të vendosur Milanin në vështirësi

Sfidon të kaluarën, Shevchenko: Do bëj maksimumin për të vendosur Milanin në vështirësi

Arndriy Shevchenko ka një ndeshje të veçantë ditën e nesërme, me Genoan e tij. Trajneri ukrainas, sfidon skuadrën ku bëri historinë si trajner, Milanin. Në konferencën për shtyp, Shevchenko e pranoi se është i emocionuar dhe për të është një sfidë e veçantë, por shtoi se është profesionist dhe do të kërkojë që të vendosë kuqezinjtë në vështirësi.

Genoa do të duhet të jetë shumë e motivuar dhe të ketë një shpirt të madh. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë, Milani është një ekip cilësor.

Sigurisht që do të jem i emocionuar, por për momentin po përpiqem të bllokoj emocionet e mia. Kjo është pjesë e punës sime, e jetës. Unë jam profesionist dhe ajo që u kam premtuar fansave të Genoas është se do të bëj më të mirën për ta. Në këtë moment jam profesionist, mendoj se do të bëj gjithçka për ta vënë Milanin në vështirësi.

Të kuptohemi, unë gjithmonë do të bëj tifo për Milanin dhe ngjyrat kuqezi, me përjashtim të ndeshjes përballë tyre. Milani është i vërtetë që vjen nga dy humbje, por luan futboll të mirë. Kam parë shumë nga ndeshjet e tyre, veçanërisht dy të fundit. Ata janë një ekip që luan mirë dhe krijon mundësi. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh Shevchenko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy